Matematika e klasës së dhjetë, një variant që nuk vlen

Matematika e klasës së dhjetë, një variant që nuk vlen

507
0
Shares

Matematika e klasës së dhjetë është përkthyer nga autorë të huaj. Ka dalë varianti i ri dhe ka gati një vit që punohet me të. Por mësuesit që po e studiojnë kanë gjetur njohuri jo të sakta e për më tepër me gabime shkencore.
E para: në fq 28 të librit ka një problem me drejtkëndëshin: Zgjidhja me etapa nuk fillon nga përfundimi, pra me perimetrin e drejtkëndëshit siç është parimi matematikor.
E dyta: kapitulli VI ”Formulat dhe funksioni” është një kapitull pa bosht. Përkufizimi i funksionit fq. 108 është dhënë jo i saktë. Duhet të tregohet bashkësia e fillimit X=E dhe F⊂Y ku Y është bashkësia e mbarimit. Në temën 6.2 jepen 2 koncepte për funksionin e anasjelltë dhe për funksionin e përbërë, për të cilat duhen nga një orë për secilin koncept, sepse nxënësit nuk dinin asgjë për to. Kapitulli është funksioni dhe merret me vlershmërinë algjebrike dhe zbërthimin e kllapave.
E treta: Kapitulli VII, mësimi 7.2 syprina e figures-plane, përkufizimi është jo i saktë.
E katërta: Po në kapitullin VII, tek shndërimet gjeometrike, homotetia quhet zmadhim! Absurditet, kur dihet që homotetia bën dhe zvogëlimin e figurave. Pra jo e saktë.
E pesta: Në kapitullin X, 2 orë është zgjidhja e ekuacionit të gradës së dytë, kur nxënësi e njeh nga klasa e 9, po në këtë kapitull, tema : “Sistemet e ekuacioneve” zgjidhja e sistemit te shembulli i parë është zgjidhur keq, me gabim shkencor. Sistemi zgjidhet me njëvlershmëri deri në fund deri sa të arrijë te sistemi elementar, jo një ekuacion e zgjidhë në Vlorë e një e zgjidh në Kukës. Shumë keq! Nuk të lejon njeri të bësh gabim shkencor, t’ua mësosh keq nxënësve.
E gjashta: Në kapitullin X, tema 10.4, (inekuacionet) është caktuar për 2 orë, shumë pak për të përvetësuar gjithë gamën e njohurive për këtë kapitull. Ku janë inekuacionet në formë prodhimi dhe në formë raporti? Po sistemet e inekuacioneve? Po inekuacionet me parametra aq shumë të nevojshëm për nxënësit cilësor?
E shtata: Te kapitulli VIII, “Probabiliteti” është shumë i hallakatur në përpunimin e njohurive. Kapitulli duhej të lidhej me kombinatorikën, me konbinacionet për të bërë më të plotë përvetësimin e problemave me kontabilitet.
E teta: 4 orë shpenzohen në kapitullin e I ” veprimet me numrat” për veprimet aritmetike mbledhja, zbritja, shumëzimi e pjestimi. Ku jemi në klasën e 10-të të gjimnazit apo në klasën e 6?!
E nënta: Te Kapitulli II harxhohen 6 orë për shprehjen algjebrike, thyesa algjebrike zbërthimi I kllapave dhe faktorizimi, tema tipike për klasën e 6 dhe të 7. Tema: “Zbërthimi i kllapave dhe faktorizimi”, është edhe në kapitullin e II, tema 2.3 edhe në kapitullin e VI, etj. Pra nuk ka seriozitet në sistemimin e njohurive të të gjithë materialit.
E dhjeta: A është ky libër me materialet që përmban në funksion të pregatitjes së gjimnazistëve për të përballuar me sukses shkollën e lartë?! Me mbledhje dhe zbritje thyesash do të përballohet standartet e degëve: Ekonomik, Inxhinieri, Informatikë dhe Matematikë (kjo e fundit e mbushur me integrale dhe derivate)?!

Ksenofon Bita është një nga mësuesit e matematikës. Ai punon në gjimnazin e Vlorës, Xhyheri dhe është shprehur se personat që kane zgjedhur këtë variant nuk janë konsultuar me mësues matematike që japin në gjimnaz apo dhe me grupe nxënësish dhe prindërish.
“Na kanë dhënë në dorë një libër që nuk vlen!”- ka vijuar me tej Bita.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY