Kuvendi vendos: Kulla 350 m e lartë të ndërtohet në Tiranë

Kuvendi vendos: Kulla 350 m e lartë të ndërtohet në Tiranë

78
0
Shares

Kuvendi ka dhënë miratimin për hapjen e negociatave për të firmosur marrëveshjen e ndërtimit të kullës ikonike në Tiranë. 78 deputetë të Kuvendit votuan pro ndërtimit të saj, ndërsa njëri abstenoi.
Firma arabe “Al Habtoor Investment” që do ta ndërtojë kullën ka kërkuar të përjashtohet nga taksat për 15 vite, si dhe faljen e 25 000 m2 truall tek bulevardi i ri që po ndërtohet në Tiranë.
Firmosja e kësaj kontrate duhet të kalonte me çdo kusht nga Kuvendit duke qënë se firma arabe që do ta ndërtojë ka kërkuar të përjashtohet nga taksat. Ambientet do të kenë si qëllim banimin, dhënien e shërbimeve dhe hotelerinë. Kompania “Al Habtoor Investment” ka premtuar se do të përfundojë ndërtimin për 3 vjet. Për këtë projekt firma arabe do të investojë 250 milion dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY