Konferenca e Kryetarëve vendos, ja kur fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve vendos, ja kur fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit

55
0
Shares

Më datën 19 prill do mbahet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua pas letrës së një dite më parë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, drejtuar kreut të Kuvendit për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.
Pas letrës, Ilir Meta mblodhi sot në orën 10:00 Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Mandati i Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik.
Meta u shpreh se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri nisin më 19 prill në orën 18:00, ndërsa raundi i parë për votimin e presidentit të ri kërkon 84 vota.
Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY