Një numër i madh vëzhguesish pritet që të vijë në Shqipëri për të ndjekur zgjedhjet parlamentare në 18 qershor. Sipas raportit të misionit të vlerësimit të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare, do të jenë të paktën 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër.
Ata do të ndjekin të gjithë procedurën e zgjedhjeve përfshirë këtu votimin, numërimin e votave dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Sipas raportit deri tani janë regjistruar më shumë se 30 parti. Ndërkohë opozita prej 50 ditësh po zhvillon një protestë për zgjedhje të drejta dhe të lira si dhe kërkon një qeveri teknike që të menaxhojë procesin zgjedhor. DRONI.AL
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/