EMRAT/ Itali, banda e shqiptarëve “zbardhte” shkollat me kokainë, mes tyre dhe...

EMRAT/ Itali, banda e shqiptarëve “zbardhte” shkollat me kokainë, mes tyre dhe një femër

87
0
Shares

Katër shtetas shqiptarë, anëtarë të një bande janë arrestuar me akuzën për posedim dhe shpërndarje droge gjatë një kontrolli në një banesë në Bibione, Venecia nga policia e Udines. Në banesë u gjetën dhe sekuestruan 36.5 kg marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765” prodhim i Çekosllovakisë dhe mjete të tjera të nevojshme për paketimin e drogës.
Hetimi nisi pas një denoncimi nëntorin e kaluar gjatë një kontrolli jashtë shkollave udineze, policia zbuloi se një prej të denoncuarve kishte marrë marijuanë nga një shpërndarës që sipas tij ishte furnizuar nga banda e shqiptarëve.

droga itali ok
Prokuroria e Pordenones ka urdhëruar ndalimin e 4 shqiptarëve: Sokol Pali, 32 vjeç; Hysni Sheshi, 37 vjeç, Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe. Tre burrat janë dërguar në burgun e Pordenones, ndërsa për 30-vjeçaren prokurori vendosi arrest shtëpie.
Nga episodi i nëntorit nisi dhe aktiviteti i hetimit që çoi në arrestimin e një çifti shqiptarësh të tjerë, të cilëve iu gjetën 6 kg marijuanë, të destinuar pjesërisht për shpërndarje në shkollat e Udines. Dy bashkëshortët sipas hetuesve furnizoheshin nga banda që e kishte bazën në Bibione.
Ditën e djeshme, skuadra lëvizëse në bashkëpunim me kolegët e Trevisos dhe me njësinë e Guardia di Finanzas së Udines hyri në aksion, duke kontrolluar apartamentin që përdorej si depozitë nga 4 shqiptarët. Policia ka sekuestruar gjithashtu mbi 22 mijë euro cash. Droga që u gjet në banesë nëse do të hidhej në treg do të sillte rreth 300 mijë euro fitim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY