ARMAND MAHO/Leksioni i demokracise qe vjen nga shoqja Mogherini!

ARMAND MAHO/Leksioni i demokracise qe vjen nga shoqja Mogherini!

84
0
Shares

Mogherini perpara se te jape leksione demokracie, duhet te jape shpjegime ne lidhje me takimet dhe intrigat e nepunesit te zyres se saj qe rekomandonte deformim sistemi. Po po, deformim sistemi, vjedhje te 600 mije votave nga opozitat e emeruara. Nje veprim qe rrezikon te na coje ne kohen e qoftelargut.

Ne rast se Mogherini ka ndonje nostalgji te fshehur te rinise se saj si antare e partise komuniste ne lidhje me diktaturat, kete ben mire tja rekomandoje vendit te saj Italise, nje vend me shume komuniste por qe komunizmin se ka provuar kurre. Dje kur beri sherbimin e radhes, duhet te qartesonte pozicionin e saj per sherbimin e jashtem te BE ne raport me vendin tone. Pra, nuk po i kerkohet te qartesoje kritikat qe i kane ardhur jo pak here per misionet e saj ne vendet e azise qendrore, per PR qe i ben ne BE lidereve aitoritariste nga Kazakistani, Azerbajani apo per qendrimet e dyzuara krah Rusise ne rastin e Krimese. ( per cudi dhe ne keto vende po behet e reforme drejtesie identike me ate qe po tentohet te behet ketu).

Spo i kerkojme te sqaroje pozicionin as per lidhjet e shkurtra te saj me kompanine e lobimit te Tony Bler, Romano Prodit dhe Shrojderit qe i kane fort per zemer udhetimet luksoze qe u paguhen nga diktatoret e ketyre vendeve . Bleri psh nuk ben vetem konsulencen e Rames por dhe te Alyevi te azerbaxhanit qe ka qe nga viti 1992 president atje dhe akuzohet nga opozita per autoritarizem dhe manipulim zgjedhje pas zgjedhjesh. Te gjithe keta paguajne milione euro per te zbardhur imazhin e tyre te nxirosur ne Bashkimin Evropian, dhe kete e bejne nepermjet misoneve te Mogherinit, apo vlahutinve qe kane atje. Ne spo i kerkojme keto se jane probleme te atyre vendeve. Ne i kerkojme te na shpjegoje zellin e tepruar te te perzgjedhurve te saj per vendosjen e autoritarizmit ne kete vend, nepermjet sjellejeve aspak dinjitoze qe shfaqin, jo si zyrtare te BE po so matrapaze te rendomte.

Me takime skuthash, qe kerkohen te mbahen “konfidenciale”. Eduard Auer vartesi direkt i saj mesohet te kete thene se Brukselit nuk i intereson si behen zgjedhjet! Kush eshte Brukseli ne kete rast a ben ta dijme? Mogherini? Parlamenti Evropian kush? Pse nuk dalin hapur te bejne thirrje qe t’i vidhen votat njeres pale? Me cfare syzesh e sheh ky organizem situaten ketu! Pra shoqja Mogherini pajtohet me tonelatat e droges qe hyjne nga Shqiperia ne vendin e saj te lindjes? Ne rast se eshte keshtu atehere parimet mbi te cilat eshte ngritur Bashkimi Evropian kane marre ropullimen.

Ne rast se Mogherini e te tjere nuk pyesin per demokracine, apo kapjen e sistemit sepse e shohin Ramen si nje Alyev te Azerbaxhanit, apo Nazarbayev te Kazakistanit (edhe ky qe nga viti 1990 ne pushtet), atehere problemi eshte i saj. Nostalgjine e rinise, per diktaturat komuniste nuk ka pse e ngaterron me detyren e saj ne BE.Aty ajo eshte per te garantuar qe sistemet demokratike nuk preken, qe vendet aspirante per te hyre ne BE nuk duhet te jene vende qe vuajne nga trafiku droges, autoritarizmi, deformimet zgjedhore, korrupsioni, shkelja e te drejtave te njeriut e keshtu me radhe. Por keto parime Mogheri-ni, Vlahuti-ni dhe gjithe te tjeret qe sot drejtojne ate organizem te zhytur ne batak e korrupsion e lexojne me syzet e manifestit te komunizmit.

Kjo eshte arsyeja se perse nje ide brilante sic ishte bashkimi i tregjeve, politikave dhe kufijve po e braktisin gjithnje e me shume vende. Kjo eshte arsyeja se perse sot BE eshte me e dobet dhe e pafuqishme se kurre me pare. Keta jane ata qe po fundosin te ardhmen e saj…. e ne rast se per te hyre ne evrope kerkohet qe qofte dhe pjeserisht te kthehet nje kohe e harruar tashme, faleminderit por me mire te qendrojme ketu ku jemi!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY