VIDEO & SKANDAL/ Edi Rama tentoi të emëronte si opozitë Shpëtim Idrizin

VIDEO & SKANDAL/ Edi Rama tentoi të emëronte si opozitë Shpëtim Idrizin

121
0
Shares

Debatet brenda mazhorancës, të kulmuar në seancën e djeshme të Kuvendit, për anëtarët e komisionit ad hoc, të verifikimit të gjyqtarëve e prokurorëve, zbulojnë një skandal tjetër. Skandali lidhet me tentativën e kryeministrit Edi Rama dhe “argumentet” e Vasilika Hysit, për të “emëruar” si opozitë aleatin e mazhorancës, PDIU.
Denoncimin e ka bërë deputetja Mesila Doda, e cila në përfundim të seancës së mbrëmshme të Kuvendit, zbuloi edhe skemën si ishte tentuar “emërimi” i PDIU-së në opozitë, jo vetëm për të kënaqur këtë parti me një anëtar të komisionit ad hoc,por edhe për t’ia hequr këtë anëtar, opozitës zyrtare, sikurse ia njeh Kushtetuta.
“Procesi ishte në kundërshtim me të gjithë procedurën parlamentare, të përcaktuar në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dua t’ju bëjë me dije sot, se pas shkresës së ardhur nga Kryetari i Parlamentit, ku secili grup parlamentar, duhet të kishte përfaqësuesin e tij, ne dërguam si përfaqësues kryetarin i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe në mënyrë krejt të çuditshme, erdhën dy kandidatura nga ana e grupit parlamentar të PS-së. Së pari u tentua që kandidatura e PDIU-së, të kalohej sikur ishte kandidaturë e opozitës dhe sipas interpretimit që Vasilika Hysi bëri, ne duhet të ishim ende në opozitë. Por, në më shumë se dy vitesh, PDIU është e përfaqësuar në nivel ekzekutiv si pjesë e kësaj mazhorance. Por me sa duket kjo nuk ishte e mjaftueshme për mazhorancën dhe me sa duket, PDIU-së, ju la roli i opozitës.
Në nuk jemi bërë asnjëherë pjesë e kësaj farse, apo edhe e opozitës së emëruar që ndokush, ndonjë regjisor i madh do të donte të na e jepte këtë lloj posti”, denoncoi Mesila Doda.
Sipas saj, “procesi krijoi krisje jo vetëm midis mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda vetë mazhorancës. Por procesi ka vdekur qysh në nisje sepse u përjashtua gjysma e komisionit por edhe një pjesë e mazhorancës”.
Për deputeten e PDIU, pas sjelljes së djeshme, marrëdhëniet si aleatë të PDIU dhe PS-së, janë vënë në diskutim.
“Marrëdhëniet me koalicionin i takojnë institucioneve të PDIU-së dhe sigurisht përpara çdo lloj vendimi do ketë një konsultim të gjerë. Por kjo nuk e ndihmon marrëdhënien midis aleatëve”, u shpreh Doda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY