Një person i shtrirë dhe gjakosur është gjetur pasditen e djeshme në varrezat e Tufinës. Kalimtarët e rastit kanë njoftuar policinë për atë që kanë parë dhe kjo e fundit shkoi në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor konstatoi se bëhej fjalë për Shyqyri Elez Koçi, 63 vjeç, banues me qira në Tiranë.
Ky i fundit, në gjendje të dehur kishte prerë damarët mbi varrin e së bijës me qëllim që t’i jepte fund jetës. Sipas policisë, kohë më parë Koçi kishte humbur të bijën në moshën 19-vjeçare dhe për pasojë ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Pasditen e së martës, babai kishte shkuar pranë varrit të së bijës dhe kërkon që të vdesë pranë saj.
Fatmirësisht ai është shpëtuar dhe ndodhet i shtruar në spitalin. Përpara grupit hetimor ai ka thënë se kishte shkuar në varrezat e Tufinës për të takuar të bijën dhe prindërit që nuk jetonin më. ‘Doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit sepse jeta ime nuk ka asnjë kuptim pa ata’, mësohet të ketë thënë përpara policisë, 63-vjeçari. Por drama familjare nuk mbaron me kaq. Shyqyri Koçi ishte divorcuar nga gruaja e tij për shkak të dhunës sistematike që ushtronte ndaj saj. Për pasojë, gruaja ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/