PROTESTA E OPOZITËS/Rama deklaron cfarë do të ndodhë në Kavajë më 7...

PROTESTA E OPOZITËS/Rama deklaron cfarë do të ndodhë në Kavajë më 7 maj

73
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe protestën e opozitës që është planifikuar të zhvillohet në Kavajë, ditën e zgjedhjeve lokale në këtë qytet më 7 maj.

Gjatë një interviste për vizion plus, Kryeministri ka deklaruar se cfarë pritet të ndodhë në këtë ditë.

Më poshte një pjesë e intervistës për këtë cështje:

Zoti kryeministër, nga ana tjetër opozita nuk është regjistruar në KQZ për të qënë pjesë e garës së 18 qershorit dhe ka thënë se do të bllokojë edhe zgjedhjet në Kavajë më 7 maj, madje duke mbajtur edhe një protestë atje. Si e prisni? A do të prishen këto zgjedhje?

Unë nuk hedh fall, por unë di t’u them që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë. Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve janë të sanksionuara në Kushtetutë dhe unë jam këtu për t’i garantuar ato. Mendoj se sidoqoftë deri në fund, ka ende kohë dhe unë vazhdoj të mbroj bindjen se Partia Demokratike, nuk do të vrasë veten, por do të hyjë në proces. Por megjithatë nga ana tjetër, është detyra ime dhe detyra jonë që t’i krijojmë Partisë Demokratike dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë garanci, të gjitha hapësirat, duke ndërhyrë në legjislacionin tonë, në Kodin Zgjedhor, në Kodin Penal, duke konsideruar mekanizma të tjerë që mund të vihen në lëvizje apo mund të ngrihen për te mbrojtur, si të thuash, psikologjikisht opozitën, por deri këtu dhe përtej kësaj ne kemi vetëm një detyrë, të shkojmë përpara shqiptarëve të themi sa shumë kemi bërë, t’u themi sa shumë mbetët për të bërë dhe sa shumë ka për të humbur nëse nuk vazhdojmë në këtë betejë për Shqipërinë që duam.

Zoti kryeministër, si do të veproni ju nëse do të bllokohen qendrat dhe kutitë e votimit? Do të jetë policia garantuese e këtyre zgjedhjeve apo do të ketë një përplasje militantësh?

Këto janë të gjitha tablo sinoptike që ju përkasin juve. Unë, për sa më takon, nuk shikoj asnjë shqetësim dhe ju siguroj se asnjë gjë nuk do të ndodhë në Shqipëri, përveçse shqiptarët do të votojnë dhe do të zgjedhin më 18 qershor. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY