Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar pasditen e së martës Presidentin e Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e PD-së, z.Zenel Hoxha për kontribute të çmuara në veprimtarinë e tij. Në ceremoninë e rastit në institucionin e Presidencës ku merrnin pjesë familjarë, miq të afërm, akademikë, politikanë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi zotit Zenel Hoxha Titullin”-“Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: – “Në shenjë vlerësimi ndaj kontributit të tij në lëvizjet demokratike të fillimviteve ’90-të, për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”.
Në fjalën e tij Presidenti Nishani ndër te tjera vlerësoi angazhimin e Zenel Hoxhës prej rënies së komunizmit deri sot, duke pohuar se ka qenë një zë i rëndësishëm në funksion të çështjes shqiptare brenda dhe jashtë kufinjëve shtetëror. Gjatë fjalës së tij Presidenti Nishani përmendi kurajon e Zenel Hoxhës për tu përshirë fuqishëm në ngjarjet demokratike për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri duke e vlerësuar si një njeri kurajoz dhe të aftë për të ecur me hapin e kohës në çdo rast. Kreu i Shtetit pohoi se z.Hoxha jo vetëm që nuk e mendoi dy herë përfshirjen fuqishëm në proceset demokratike dhe rrëzimin e komunizmit, por ai ishte dhe i përshirë direkt në politikën aktive në atë periudhë duke qenë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës forcë antikomuniste në Shqipëri e cila shihej si shpresë nga qytetarët. Në vijim të fjalës së tij Presidenti Nishani vlerësoi z.Zenel Hoxha dhe për ndihmesën e vyer të dhënë përgjatë luftës për pavarësinë e Kosovës, si dhe për angazhimin e tij për të afruar popullin shqiptar dhe atë britanik, përmes ofrimit të shërbimit ndaj zhvillimit të biznesit shqiptaro-britanik dhe përhapjes së gjuhës angleze në Shqipëri”. Sipas z.Nishani, Zenel Hoxha me kontributin e dhënë ka qenë një urë lidhëse mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë në rritjen e bashkëpunimit tregtar,ekonomik dhe kulturor. Në fjalën e tij z.Zenel Hoxha, shprehu mirënjohjen e thellë për z.Bujar Nishani-President i Republikës Shqipërisë, i cili i akordoi titullin se lartë “Kalorës i Urdhrit te Skënderbeut”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/