Pas deklaratës së Hahn dhe Mogherini, Basha përsërit: “vetingu mafioz”

Pas deklaratës së Hahn dhe Mogherini, Basha përsërit: “vetingu mafioz”

75
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka postuar deklaratën e tij ne Facebook për vettingun bere paradite në cadrën e protestës. Deklarata u publikua ne llogarin e tij vetëm pak minuta pasi dy komisionerët e larët të BE-së kërkuan nder te tjera që politika në Tiranë të mos akuzojë vettingun.

Por ja cfarë deklaroi kreu i opozitës shqiptare sot:


Plani i Edi Ramës, si kreu i kupolës së republikës së vjetër, është shumë i thjeshtë. Me vetingun në drejtësi, ai dëshiron të shtjerë në dorë, të vërë nën kontroll të gjithë aparatin e drejtësisë, me qëllim që as ai, as miqtë e tij të korruptuar, as kriminelët të mos kenë asnjë ferrë nëpër këmbë. Projekti i vetingut është një projekt mafioz. Janë përfshirë në të edhe diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës dhe janë marrë peng ekspertë të BE-së. Do të vijë çasti kur ata do të mbajnë përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE.

Gjithçka është bërë, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të patur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti. Një projekt jo për Shqipërinë, por për Edi Ramën. Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë. Ndaj jemi të vendosur të qëndrojmë si pengesë e pakapërxueshme për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Një ditë më parë një nga drejtuesit e partive që kanë vendosur të mos hyjnë në zgjedhje bëri publik një skandal që ka tronditur Tiranën. Një zyrtar i lartë i BE, drejtori për Ballkanin, i nxitur me sa duket nga mikesha e Kryeministrit Rama që drejton zyrën e BE-së ën Shqipëri, Vlahutin u kërkoi partive të vogla të opozitës të hyjnë në zgjedhje pasi janë të favorizuar nga mungesa e PD-së. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY