Si rrallëherë në Shqipëri është bërë tashmë popullor përcaktimi se disa ndërkombëtarë në Tiranë janë korruptuar nga qeveria Rama dhe se punojnë për interesat e tij në raportet që japin për opozitën dhe protestën e saj.
Më mirë se kushdo këtë e ka shprehur kreu i PDK-së, Nard Ndoka i cili e lidh këtë pikërisht me paret e kanabisit që mund të korruptojnë këdo.
Komenti i plotë:
Nderkombetarët të dehur nga kanabasi dhe të korruptuar nga droga!
Gjatë ketyre ditëve janë intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar dhe zyrtarë të lartë të BE.
NderkombQë të jem korrekt në shumicën e rasteve perfaqesuesit nderkombetarë janë treguar korrekt në raport me realitetin politik dhe me statusin e tyre diplomatik.
Por ama më shqeteson fakti, se mes tyre ka disa që perpiqen dukshëm të ofrojnë zgjidhje të njëanshme, oferta konkrete, joshje, presione duke thyer dhe perbaltur statusin e tyre diplomatik me interferimin e tyre në menyrë të drejtperdrejtë në politikën shqiptare.
Habitem nga guximi dhe aventura e tyre diplomatike duke u paraqitur si pale me qeverine shqiptare, duke thyer çdo etike diplomatike, ligjore e kushtetuese.
Aq shume bien ne sy per tendencen e tyre të njëanshme, sa një ‘arne e qepur me pe të bardhë në një copë të zezë’!
Por megjithë ketë trysni “diplomatike”, nuk arritën të “peshkojnë” asnjë parti opozitare per të thyer bojkotin parlamentar, protesten në çadër dhe per t’u regjistruar në zgjedhje, si parti e privilegjuar opozitare!
Ky proçes deshtoi me turp, por ama vihej re dukshëm dehja e tyre nga kanabasi dhe korrupsioni i drogës, aq sa vija e kuqe diplomatike ishte zbardhur fare!
Kam edhe një fakt tjeter trishtues nga PPE në Maltë. Më rezulton se qeveria shqiptare kishte “lobuar” me te njejtat mjete, që të kalonte nje rezolutë kunder bojkotit në Kongresin e Partive Popullore Europiane.
Media prane qeverisë dhe kryeministrit, interesoheshin çdo sekonde per nje rezolute, qe nuk ishte votuar akoma dhe ato kishin dijeni per te!
Qeveria aktuale duhet te ndale kete fenomen, te ndaloje kultivimin dhe tregtimin e lendeve narkotike, por te ndaloje edhe tendencën e “dehjes” së nderkombetarëve me leket e drogës dhe të korrupsionit qeveritar.
Situata është alarmante, por opozita është në lartësinë e detyrës dhe pergjegjesisë kombëtare, çdo tendence dashakeqese do të dështojë me turp.
Kauza e “Opozitës së Bashkuar” e qytetareve shqiptarë është më e madhe, sesa disa mandate, apo privilegje me shumë!
Kush tradhëton kauzën, apo perpiqët ta dështojë atë, do të perfundojë me turp, si mbetje politike.
Ky është fundi!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/