LISTA/ KQZ regjistron 13 parti për zgjedhjet e 18 qershorit

LISTA/ KQZ regjistron 13 parti për zgjedhjet e 18 qershorit

63
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi regjistrimin e 13 partive të tjera që do të konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Me votat e anëtarëve të pranishëm KQZ miratoi këto parti politike, duke e çuar në 45 numrin e subjekteve zgjedhore që do të garojnë më 18 qershor:

1.Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Edmond Themelko, dhe shkronja nistore A.M.I.E
2.Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, me kryetar Bilal Kola dhe shkronja nistore APD
3.Partia Demokracia Sociale me kryetar Paskal Milo dhe shkronja nistore P.D.S
4.Partia G99 me kryetar Redi Shtino dhe shkronja nistore G99
5.Partia e të Drejtave të Mohuara me kryetar Ilir Vata dhe shkronja nistore P.D.M
6.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve me kryetar Ymer Kurti, dhe shkronja nistore P.M.D.E
7.Partia Rruga e vërtet Shqiptare, me kryetar Muharrem Doda dhe shkronja nistore “P.R.V.SH”
8.Partia Socialiste e Vërtetë 91”, me kryetar Petro Koçi dhe shkronja nistore PSV 91
9. Partia Shqiptare Atdheu me kryetar Kreshnik Osmani, dhe shkronja nistore PSHA
10.Partia Ardhmërija Shqiptare, me kryetar Emin Subashi dhe shkronja nistore PASH
11.Partia Fryma e Re Demokratike, me kryetar Bamir Topi dhe shkronja nistore FRD
12. Partia Reformatore Demokratike, me kryetar Skender Halili dhe shkronja nistore P.R.DSH
13. Partia e Pajtimit Kombëtar, me kryetar Spartak Dobi dhe shkronja nistore P.P.K.

Pas miratimit të këtyre subjekteve kryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se janë regjistruar 45 parti, ndërkohë që nuk janë paraqitur të tjera për të depozituar kërkesë, ndërsa afati i regjistrimit ka përfunduar. Dhe përfundimisht figurojnë të regjistruara 45 parti, u shpreh Biba.
Nga partitë e krahut opozitar nuk është regjistruar asnjë forcë politike ne KQZ.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot dhe sasinë e fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në Kavajë. Sipas pr/vendimit të miratuar nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në bashkinë Kavajë janë gjithsej 85 qendra votimi (QV), të shpërndara në 5 njësi admnistrative, me gjithsej 61.750 zgjedhës. Sipas Kodit Zgjedhor, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për këto zgjedhje është 62.937 fletë votimi gjithsej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY