Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

63
0
Shares

Seksioni special i marinës amerikane, komandot e të cilit vranë sheikun e terrorit Osama Bin Laden, po merr pjesë në një stërvitje që simulon rrëzimin nga pushteti të liderit koreano-verior, Kim Jong un.

Grupi, i njohur si SEAL Team Six, po i kryen stërvitjet në Korenë e Jugut, kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërrin sot në Korenë e Jugut, me trupa të ushtrisë amerikane dhe operativë të njësisë Delta Force, të specializuar në operacione anti-terrorizëm.

Mbërritja e anijes ushtarake vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump, duke komentuar testet raketore të Koresë së Veriut, u shpreh se “Peniani po i kërkon vetë telashet”.

Ai gjithashtu deklaroi se, Shtetet e Bashkuara do ta zgjidhin vetë problemin nëse Kina, fqinji me të cilin ka kontakte regjimi verior, nuk do të ndihmojë.

Lëvizjet e fundit të Amerikës janë pjesë e një plani për rritjen e pranisë së saj në gadishullin korean, që thuhet se ka si synim një plan për neutralizimin e kapaciteteve të Kim Jong un.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY