Itali, dënohet me 16 vjet burg shqiptari që u kap me 93...

Itali, dënohet me 16 vjet burg shqiptari që u kap me 93 kg kokainë

73
0
Shares

Një shqiptar i cili në janar të vitit 2016 ishte kapur me 93 kilogramë kokainë, është dënuar me 16 vjet burg nga drejtësia italiane. Kjo konsiderohet “preja” më e madhe e kapur deri më tani në historinë e Tirolit Jugor.
Policët kishin ndaluar në kufirin Austri-Itali një makinë të tipit “Ford Kuga” me regjistrim gjerman. Dy personat nga Shqipëria që ishin në makinë kishin pasur sjellje të dyshimtë, çka kishte sjellë edhe këmbënguljen e policisë italiane.
Pas kontrollimit të detajuar, policia, në vendin ku lihen gomat rezervë dhe nën ulëse, gjeti plot 93 kilogramë kokainë, të paketuar në 83 “bukë”, siç i quajnë në zhargon rrjetet e drogës- vlera në treg e kësaj droge është rreth 18 milionë euro.
Njëri nga të arrestuarit, 42 vjeçari M.A. nga Shqipëria është dënuar të hënën nga Gjykata e vendit në Bolzano (Bozen) me 16 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij, shqiptari 36-vjeçar G.E. do të gjykohet në vjeshtën që vjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY