Në foto, delegacioni i BE gjatë takimit me drejtues të partive opozitare. Në mes Eduard Auer ndërsa në të dy anët ambasadorja Vlahutin dhe Mikalela Matuela
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në BE, Eduard Auer ka qenë zyrtari i lartë evropian i cili i kërkoi partive të vogla të opozitës të futeshin pasi kishin mundësi të fitonin shumë deputetë në mungesë të PD-së. Kryetari i PBDNJ-së, Dule, ditën e djeshme gjatë një takimi me auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, ka deklaruar se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë.
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thosha publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.
Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër. Nëse do të isha ‘tete a tete’ me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thosha publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan. Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, u shpreh Dule.
Vec Auer në takim kanë qenë edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë që duhet ta ketë orientuar për këtë deklaratë, Romana Vlahutin si dhe nga zyrtarja e ONM-së Mikaela Matuela. Takimi është zhvilluar më 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, dhe në të kanë marrë pjesë aleatët kryesorë të PD, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. Zoti Auer ka qenë i shoqëruar nga zonjat Romana Vlahutin dhe Mikaela Matuela.
Propozimi i Auer ka stepur drejtuesit e partive të opozitës të cilët nuk kanë ngurruar që të hedhin poshtë propozimin tij. Auer ka konsumuar edhe një debat me Fatmir Mediunh i cili e quajti provokim dhe marrëzi kërkesën e diplomatit evropian.
Fill pas kësaj drejtori për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer ka kërkuar që përmbajtja e takimit të mbetej konfidenciale. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/