FOTO/ Nishani – Hoxhaj: Shqipëria dhe institucionet e saj, do të jetë...

FOTO/ Nishani – Hoxhaj: Shqipëria dhe institucionet e saj, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës

92
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e zotit Hoxhaj dhe theksoi se marrëdhëniet vëllazërore dhe shumë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të forcohen e zgjerohen në të gjitha fushat e bashkëpunimit, pasi ato janë thelbësore për të ardhmen e kombit shqiptar, por edhe për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.
Kreu i Shtetit vlerësoi dhe përshëndeti të gjitha arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe funksional të Kosovës, si dhe kontributin e rëndësishëm të dhënë në funksion të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit.
bujar nishani - enver hoxhaj1Presidenti Nishani e siguroi Hoxhajn për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare, për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane, krahas vendeve të tjera të rajonit.
Kreu i Shtetit e siguroi gjithashtu Ministrin Hoxhaj se Shqipëria dhe të gjitha institucionet e saj, bazuar në frymën dhe vizionin euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
Presidenti Nishani theksoi rëndësinë që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet dhe të bëhen hapa konkretë për të ndihmuar në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe arsimor shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, duke marrë si shembull praktikat më të mira evropiane në këtë drejtim.
bujar nishani - enver hoxhaj2Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën në rajon si dhe pozicionin e Shqipërisë dhe të Kosovës në ndihmë të tejkalimit të krizës politike në Maqedoni.
Presidenti Nishani theksoi se, kriza në Maqedoni është një krizë politike dhe jo ndëretnike. Stabiliteti i Maqedonisë, respektimi i marrëveshjes së Ohrit, si dhe rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është në interes të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, por edhe për të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj e falënderoi Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, duke theksuar se Kosova dhe institucionet e saj do të jenë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen personale dhe institucionale që Presidenti Nishani ka dhënë për njohjen ndërkombëtare, si dhe ndihmën në rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY