FOTO/ Bazel, arrestohet njëri prej vrasësve të dy shqiptarëve

FOTO/ Bazel, arrestohet njëri prej vrasësve të dy shqiptarëve

75
0
Shares

Është arrestuar një nga autorët e të shtënave të ndodhura në një bar në Bazel të Zvicrës, më 9 mars, ku mbetën të vdekur dy shqiptarë.
Bëhet fjalë për një 41-vjeçar, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet zvicerane, që kanë njoftuar sot lajmin e arrestimit.
Një televizion lokal (TV Basel) bën të ditur se ky arrestim është bërë disa javë para se të publikohej lajmi.
Në arrati janë të dyshuar tjerë, shkruan “Ëatson”.
Policia kriminale ka arritur në arrestimin e 41-vjeçarit falë marrjeve të shumë personave në pyetje. Hetimet kanë qenë mjaft të vështira. Prokuroria nuk ka dhënë detaje rreth motivit të vrasjes. Megjithatë, dyshohet se vrasja ka të bëjë me larjen e hesapeve për drogën, shkruajnë mediat zvicerane.
Viktimat e natës së 9 marsit ishin të moshave 28 dhe 39-vjeç, ndërsa 24-vjeçari i plagosur pas rikuperimit në spitalet zvicerane është dëbuar për në Shqipëri.

Image

Në foto janë dy viktimat 28-vjeçari Mirjan B (i dyti nga e majta) dhe 39-vjeçari Gent S. (i pari nga e djathta). Festim D. (24, i pari nga e majta) është jashtë rrezikut për jetë. Ermal K. (I dyti nga e djathta) qëndronte me tre shokët së bashku. I vetmi që nuk u sulmua. Kjo foto është shkrepur disa ditë përpara breshërisë në Cafe 56.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY