Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm për çdo lloj formati për dialog me opozitën. Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka mbajtur në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus.
Por kryeministri i vendit shtoi se bisedimet duhet të jenë brenda rendit kushtetues.
“Jam i gatshëm te takohem me kreun e opozitës, Basha, ne çdo vend, te Presidenti, apo cdo vend tjetër, për t’u ulur ne tryeze për dialog. Ne s’duhet te kemi frike nga dialogu. Kushtetua e Shqipërisë e qartë. Deri në fund ka ende kohë. PD nuk ‘do të vrasë’ veten, por do të hyjë në proces. Është detyra jonë që PD-së dhe të tjerëve që kanë nevojë për garanci mund të ndërhyjmë në kodin zgjedhor për të krijuar garanci për opozitën”.
Kryeministri Edi Rama tha se situata e polarizuar e krijuar nga bojkoti i opozitës dhe kërkesat për dorëheqje kane ndikuar edhe koalicionin. Kryeministri Rama ka shtuar se kjo është një krizë artificiale.
“Çadra bën përpjekje për të transferuar krizën e PD në krizë të Shqipërisë dhe politikës shqiptare. Ju siguroj që nuk do t’ia dalë dot. Kjo është qeveria e besimit dhe kjo është kontrata që ne do ta zbatojmë deri në fund. Nuk do të heq dorë nga kjo përgjegjësi”, tha Rama
Kryeministri Edi Rama tha se situata e polarizuar e krijuar nga bojkoti i opozitës dhe kërkesat për dorëheqje kane ndikuar edhe koalicionin.
Kuvendi nesër nis procedurat për zgjedhjen e Presidentit, por kryeministri Edi Rama tha se nuk do të mbështesë kandidatin e PS, apo të opozitës, por të koalicionit qeveritar.
“Ndryshe nga çfarë shpesh komentohet dhe mendohet, unë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti, për çështjen e presidentit në radhë të parë duhet të dakordësohemi brenda këtij aksi strategjik, që është PS-LSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakordësie ne do hedhim hapa të mëtejshëm”, tha Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/