Personi i plagosur si pasojë e përplasjes së kamionit me veturën ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet nga informacionet e para se kamioni trailer me rimorkio ishte me shpejtësi, duke dalë disi nga rruga, fillimisht duke u përplasur me makinën, ndërsa më pas ka goditur dhe një biznes të vogël të ndodhur në anë të rrugës.
Pikërisht pronari i këtij subjekti tregtar Erion Canaj konfirmon se ka shpëtuar për vetëm pak çaste nga ndonjë tragjedi e rëndë, ndërsa është larguar menjëherë nga subjekti në momentin kur është goditur nga kamioni me targë AA 044 FZ, i cili është përplasur më pas me një automjet tip “Mercedes” me targa AA 059 DF.
Vendi i ngjarjes është dhe një vend stacion për furgonat e fshatrave të lumit të Vlorës dhe fatmirësisht që në vend nuk ka patur ndonjë mjet të ndaluar me pasagjerë, pasi dëmet mund të ishin edhe më të rënda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/