DETAJE/ Durrës, policia jep një version tjetër për vdekjen mbrëmë të pronarit...

DETAJE/ Durrës, policia jep një version tjetër për vdekjen mbrëmë të pronarit të marketit

65
0
Shares

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Durrës, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ndërroi jetë 51 vjeçari, Agim Arapi. 
Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën,  ku  nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.
Ngjarja ndodhi mbrëmë kur gjatë një konflikti për motive të dobëta u plagos shtetasi Agim Arapi 51 vjeç. I dëmtuari ndërroi jetë  në Spitalin Rajonal Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor. Pak minuta pas ngjarjes Efektivët e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:
Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;
Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës. Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve të Policisë palët janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi). Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, i detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit. Viktima i ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.
Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY