Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka ironizuar sot kreun e KQZ-së, Denar Biba. Debati u zhvillua sot gjatë seancës dëgjimore për raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Nuk mund të dalësh nëpër banaqe televizive dhe të japësh mendime personale, për çadrën, për politikën dhe Gjirin Persik”, i është drejtuar Majko, kreut të KQZ-së.
Majko i ka kujtuar Bibës se nuk është serioze kjo gjë, duke e “akuzuar” atë se, “po krijon konfuzion në publik me deklaratat që po bën”.
Debati
Majko:
Komisioni qendror I Zgjedhjeve ka një opinion, i cili merret me votim. Jo të dilni në kanale të ndryshme e të jepni mendime të ndryshme për cështje të ndryshme.
Ndërhyn Biba për sqarim
Majko:
Merreni si vërejtje dashamirëse këtë. Ju lutem. Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga çështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në çadër e pse është jashtë, e për çështjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zë-dhënia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/