Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest ne burg” për katër punonjësit e Policisë të Qafë Thanës, të arrestuar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në vijim të hetimeve për kalimin e një kamioni me 8 ton kanabis, i cili u kap në Itali.
“Në baze të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotike, të kalojë pa u kontrolluar në Qafe Thane”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Efektivët e policisë nën akuzë janë:
1.Clirim Pepa, pergjegjes turni
2.Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje
3.Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje
4.Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/