Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së sotme në hyrje të qytetit.
Pak orë pas ngjarjes është vënë në pranga autori I kryerjes së veprës penale dhe personi që e ka përkrahur,
• Ismail Nuredini 30 vjeç, banues në Shijak;
• Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.
Nuredini, sot, më datë 11. 04. 2017, rreth orës 08:30, në hyrje të qytetit të Shijakut, nga një konflikt çasti, për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin B. K. 25 vjeç, banues në Shijak.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, kanë kapur në një automjet “Taxi” (shtetasit e mësipërm kanë qenë pasagjerë) dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale,
• arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut (marsup) të I. Nuredini;
• një thikë, gjatë kontrollit fizik të E. Dedja.
Ismail Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës(I arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/