Sot dita më e vështirë e qeverisë Rama, pritet largimi i LSI

Sot dita më e vështirë e qeverisë Rama, pritet largimi i LSI

71
0
Shares

Seanca e sotme parlamentare mendohet të jetë edhe më e rëndësishmja e këtij sezoni pasi pritet të shënojë edhe ndarjen e koalicionit dhe praktikisht rënien e qeverisë Rama-Meta.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.

Por fill pas votimit të komisionerëve, LSI ka vendosur të largojë ministrat e saj nga qeveria. Të paktën kështu janë sinjalet ndërkohë që end enuk ka asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë lëvizje të LSI-së.

Në njoftimin zyrtar të Kuvendi, rendi i ditës parashikon dy pr/vendime: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe te pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”

Fill pas kalimit të vendimeve në Parlament burime të pakonfirmuara thonë se Meta ose Vasili do të lexojë një deklaratë përmes së cilës do të kërkohet largimi i ministrave të LSi-së ndërkohë që i sugjerohet edhe Ramës për të gjetur një zgjidhje më të gjerë për krizën politike në vend.

Nuk është ende e qartë nëse në lëvizjet e LSI do të përfshihet edhe vetë Meta duke lënë postin e Kryetarit të Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY