Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak, sipas policise, për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, B. K., 25 vjeç, banues në Shijak.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, I cili dyshohet se është I. N., 30 vjeç, banues në Shijak.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/