Droga e mbjellë në Përmet e gjetur e fshehur në një magazine pak ditë më parë ka shkaktuar replika dhe debate. Këshilltari në Kuvend i Ilir Metës, Dritan Kaba ka sulmuar në një status në rrjetet sociale deputetin Vladimir Kosta, duke e lidhur me 12 tonët e drogës.
Nga ana tjetër, në reagimin e tij, deputeti Kosta ka shkuar më tej duke përfshire ne sulmin e tij edhe deputetin e LSI Vangjel Tavon, për të cilin shkruan “deputeti fuqiplotë dhe ‘Pashai’ i ri i Gjirokastrës, dhe Përmetit”.
Replikat
Reagimi i Vladimir Kostës
U njoha vetëm sot me një shkrim idiot në Facebook të Dritan Kabës kundër emrit tim, lidhur me aksionin e javës së fundit të Policisë në Përmet.
Së pari, përshëndes aksionin e Policisë së Shtetit dhe uroj që beteja kundër hashashit të pastroj çdo rrënjë kanabisi dhe të vendos pas hekurave çdo mbështetës të këtij aktiviteti.
Së dyti, e këshilloj “këshilltarin” e deputetëve të LSI që kur të flasë për Gjirokastrën, para së të përmend emrin tim, të konsultohet si fillim me “GANGSTERIN DON TAVO” që drejton milionat e AZHBR -së dhe të gjitha drejtoritë rajonale të qarkut Gjirokastër. Të gjithë e dinë që Tavo është deputeti fuqiplotë dhe “Pashai” i ri i Gjirokastrës, edhe Përmetit. Për të gjitha abuzimet e Tavos dhe sojit të tij do të vij dita që do japin përgjegjësi para qytetarëve.
Së treti, prej më shumë se 1 viti angazhimi im politik si deputet i PS-së nuk është më në Qarkun e Gjirokastrës, por në Tiranë. Por kujtoj, se në vitin 2013 gjatë fushatës e elektorale kam qenë në shtëpinë e kryeplakut të Pagrisë, Adriatik Zaimi, i cili mu shpreh se: “Kam kaluar me LSI-në”. E gjithë Pagria është 70 – 30 % për LSI. Të dy drejtorët e policisë Përmet që nga 2013, a deri sa u hoqën, janë kushërinj të parë, SKRAPARLINJ!
Vetëm ndonjë lloji bufi i veçantë, si Dritan Kaba që si ka thënë ndonjëherë “mirëmëngjesi” punës në jetën e tij do të flasë për sinqeritetin tim dhe bën shënime idiote në Facebook!!
Statusi i Dritan Kabës
Droga ne Permet ishte mbjellur … pa dijenine e Ladit
12 tonet e kapur nuk kane qene mbjelle ne Shqiperi, kush ka dyshime te pyese deputetin e Permetit Lad Kosta, ky i tregon te gjitha edhe sms private, edhe dhuratat private jo me plantacionet qe duhen te prodhojne ate sasi marramendese hashashi, dmth ate qe kishte ngelur nga mungesa e eksportit. Ladi i tregon te gjitha, eshte i sinqerte.
Suksese ne jete investitoreve te hashashit!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/