Është arrestua në flagrancë ditën e djeshme Fiqerete Sula, 52 vjeçe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së saj Adelina Sula.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qeha, Tirane. Pas marrjes në Komisariatin nr. 1 ajo ka tentuar të largohet me mjetin e bashkëshortit Ismail Sula 52 vjeç ku ne mjeti ishte i pranishëm dhe djali i tyre Renato Sula 26 vjeç. Në këtë mënyrë ajo ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit te punonjësit të policisë në detyrë.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 10.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja Fiqerete Sula, 52 vjeçe dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Ismail Sula e Renato Sula , 52 e 26 vjeç, pasi dyshohet se në banesë, në fshatin Qeha, shtetasja Fiqerete Sula, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës Adelina Sula, vjeç 40, si dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e policisë, nga Komisariati nr. 1, me mjetin e bashkëshortit Ismail Sula e djalit Renato Sula, duke kundërshtuar e mos bindur urdhrit punonjësit e policisë në detyrë. Nenet 130/a e 236/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/