Telefonoi agjencitë funerale duke ju kërkuar shërbime për transportin e familjarëve të vdekur dhe para se të blinte kostumin e ceremonisë mortore, i ka vjedhur paratë e më pas është larguar.
Në 1 javë vjedh 100 mijë lekë
Në këtë mënyrë një 35-vjeçar ende i paidentifikuar ka mundur të mashtrojë 4 agjenci funerale duke ju marrë atyre në total rreth 100 mijë lekë, ndërsa prej 1 jave ai është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.
Kallëzimi është depozituar nga një agjenci Funerale në Shkodër e cila ka rënë pre e para e mashtrimit të personit të shpallur në kërkim.
Sipas kallëzimit rezulton se ky shtetas pasi telefonon agjencitë funerale u kërkon atyre para për të blerë dhe rrobat për të ndjerin që do të marrë pranë morgut të spitali me pretendimin se do ja u kthej sapo të arrij në vendlindje.
Sapo merr paratë ai ndalon mjetet e funeralit me pretendimin se do blej kostumin, e nga ai çast zhduket.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/