Lulzim Basha: Edi Rama gënjeu dje për orën dhe vendin e takimit

Lulzim Basha: Edi Rama gënjeu dje për orën dhe vendin e takimit

53
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha rrëzoi pretendimin e kryeministrit Rama se ishte vendosur data dhe ora e takimit por se ishte refuzuar nga Basha gjatë fjalës së tij që mbajti sot në cadrën e protestës shoqëruar edhe me një grup drejtuesish të PAA-së dhe kryetarin e saj Agron Duka

Basha tha se Rama ka thënë se ishte vendosur vendi dhe ora e takimit. Por e kujtoni cfarë ka thënë prej pesë ditësh, më jep vendin dhe orën. Nuk ka pasur pra as vend dhe as orë. Ai shprehu dëshirën për të ardhur në cadër. Unë i thashë hajde por bashkë me dorëheqjen e firmosur në mënyrë që të jetë pjesë e zgjidhjes ai që është e vetmja pengesë.

U ra dakord 6 ditë më parë për takim. U përcaktuan dy temat të cilat do të sihin në qendër të debatit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Por ai nuk vjen. Ky dialog duhet të ketë për produkt qeverinë teknike. Nuk e kemi fshehur se në dialog duhet të hyjë si kryeministër dhe të dalë si i dorëhequr prej dialogut. Rruga e dialogut mbetet e hapur. Por nuk do të ketë pazar në interes të politikanëve. Nuk ka për ndodhur kurrë.

Krimi në pushtet, korrupsioni galopant dhe vjedhja masive përmes koncesioneve qëndron në këmbë përmes gënjeshtrave që jepen përmes medieve të qeverisë, the kreu i opozitës. Por gënjeshtrat nuk e dëmtojnë protestën pasi ajo mbështetet nga gjithë shqiptarët.

Duhet me durim dhe vendosmëri të cmontojmë të gjitha gënjeshtrat që dalin nga goja e Kryeministrit qe shumëfishohen na mediat që nuk mbrojmë interesin publik.

Basha porositi se duhet votim elektronik që duhet të realizohet qeveria teknike si dhe do të përfshihen në votim të gjithë emigrantët shqiptarë jashtë vendit. Këto janë detyra të mëdha që nuk mund ti kryejë qeveria aktuale.

Koha për dialog nuk është e pafund, tha Basha. Kreu i opozites kerkoi qe me 7 maj te gjithe qytetaret shqiptare te protestojne ne Kavaje ne rruget dhe sheshet e ketij qyteti per tia kthyer Kavajen te lire qytetareve. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY