Në orët e para të ditës së sotme në hyrje të qytetit të Shijakut, Ismail Nuredini ka plagosur në këmbë, shtetasin B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. Dyshohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një përleshje momenti për motive të dobëta. Pak orë pas ngjarjes është vënë në pranga autori I kryerjes së veprës penale dhe personi që e ka përkrahur, konkretisht shtetasi Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut(marsup) të shtetasit I.Nuredini dhe një thikë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.Dedja.
Shtetasi I.Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës(I arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr).
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
”Vrasja me dashje”e mbetur në tentaivë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” , në ngarkim të shtetasit Ismail Nuredini parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal;
”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”dhe”Përkrahja e autorit të krimit” , në ngarkim të shtetasit Ermir Dedja parashikuar në nenet 279 dhe 302 të Kodit Penal.
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/