Një atentat ka ndodhur mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës ndërsa një person qëlloi me armë zjarri kundër dy qytetarëve.
Sipas policisë rreth orës 21:30, tek nr i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftim se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motorr ka qëlluar me armë zjarri
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se:
Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motorr papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkllës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parasikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/