Vrasja e Artan Cukut, flet babai i Agim Dakës: Nuk kemi lidhje...

Vrasja e Artan Cukut, flet babai i Agim Dakës: Nuk kemi lidhje me ngjarjen, jemi pajtuar në xhami

45
0
Shares

Babai i Agim Dakës, të riut që u vetëvra në zyrën e Artan Cukut, në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit numër 4 në Tiranë, ka folur sot për herë të parë në lidhje me ekzekutimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.
Prelë Daka është shprehur se me Artan Cukun nuk kishin asnjë problem dhe ishin pajtuar mes tyre, sipas kanunit dhe sipas ligjit.
“Nuk kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be në xhami se djali im është vetëvrarë”, ka thënë babi i Agim Dakës, të riut që u vetëvra me armën e Cukut në Tiranë.
“Këtë çështje e kemi mbyllur shumë vite më parë dhe kemi dorëzuar në polici, pamjet filmike të pajtimit të dy familjeve”, ka thënë Prelë Daka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY