Rama pyetet për deklaratat e Metës, përgjigjet për qëndrimet e opozitës

Rama pyetet për deklaratat e Metës, përgjigjet për qëndrimet e opozitës

57
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ka guxuar ti artikulojë emrin aleatit të tij qeverisës, Ilir Meta, por ndërsa është pyetur për një deklaratë të kreut të LSI-së, është përgjigjur duke ju referuar qëndrimit të opozitës.
Në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së, kryetari i saj, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët, për deklaratën më të fundit të Ilir Metës, për gatishmërinë për të lënë mandatet si deputetët por edhe ministrat e LSI-së, në funksion të gjetjes së një zgjidhje, për kërkesat e qëndrimet e opozitës. Në përgjigje të kësaj pyetje, Rama shmangu deklaratën e aleatit dhe u përgjigj tjetër ëpr tjetër, duke pasur në mendje dhe në gojë opozitën…
“Unë e konsideroj qeverinë përgjegjësi. Nga kjo përgjegjësi nuk mund të heqim dorë për sa kohë jemi të mandatar nga populli. Për çdo shqetësim që mund të ketë opozita, duhet të ulemi e dialogojmë”, u përgjigj Rama duke shmangur reagimin për qëndrimin e Metës
Ndërkohë, midis të tjerave kryeministri Edi Rama, nuk shmang deklaratat e tjera e të përgjithshme, “për Vetting-un”, “për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar”,”për negociatat për anëtarësimin në BE”, të gjitha këto të ngecura, sipas tij, pas protestës së opozitës.
“Të ulemi në tavolinë pa kushte dhe të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur një zgjidhje, brenda kornizës kushtetuese, për çfarë opozita pretendon për zgjedhjet e lira e të ndershme për një Shqipëri evropiane”, u shpreh më tej Rama.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY