Kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashki është paditur në prokurori për prishje selektive në qytet përgjatë rikonstruksionit të buleverdit të qytetit.
Partia Demokratike e Fierit ka bërë kallëzim në prokurori me akuzën shpërdorim detyre. Sipas kreut të PD së Fierit, Luan Baçi, bashkia e Fierit ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit.
“Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Fier, Subashi duke nisur nga shumë ankesa nga qytetarët tek dega e Partisë Demokratike Fier, por edhe si këshilltar të djathtë për punimet që bëhen në infrastrukturën në qytetin tonë dhe të fokusuar jemi tek prishjet selektive”, tha Baçi për mediat.
Bashkia e Fierit ka reaguar për kallëzimin nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor, i cili ka sqaruar se çdo prishje në zonë, është bërë sipas projektit urbanistik.
“Projekti që po realizohet për rehabilitimin e rrugës “Ramiz Aranitasi” është në zbatim dhe në këto kushte askush nuk mund të shprehet për prishje selektive kur ato ende nuk kanë përfunduar dhe janë në vazhdim. Konflikti personal mes komshinjve mund të zgjidhet në gjykatë dhe nuk mund të ndërhyjë bashkie”, thuhet në reagimin e bashkisë.
PD ka akuzuar gjithashtu bashkinë e Fierit dhe për vendosjen e një gjobe 100 mijë lekë. Sipas demokratëve gjobën e morën për vendosje tabele pa leje, ndërkohë që ata kishin aplikuar për leje online.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/