Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Pikëpyetjet për dy peshkatarët italianë të mbytur në Adriatik

10/04/2017
HISTORIA/ Pikëpyetjet për dy peshkatarët italianë të mbytur në Adriatik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Po mbushen një muaj nga zhdukja në ujërat e Adriatikut e 2 peshkatarëve italianë Giuseppe Lanzilloti 46 vjeç e Francesco De Biasi 48 vjeç.
Familjarët konfirmojnë gjetjet e trupave të tyre në brigjet shqiptare, ndërsa nga autoritetet shqiptare nuk ka ende një prononcim zyrtar mbi ngjarjen.
Ora News në kontakt të drejtpërdrejtë me kolegët italianë të redaksisë së “Quotidiano di Puglia” të cilët po ndjekin ekskluzivisht ngjarjen, ka konfirmimin e familjes së peshkatarit Francesco De Biasi 48 vjeç, se trupi i tij është gjetur pak ditë më parë në afërsi të brigjeve të Durrësit. Vëllai e djali i tij gjenden aktualisht në Tiranë ku kanë njohur dhe identifikuar trupin e viktimës.
Gjithashtu Ora News ka kontaktuar dhe me zotin Vito Cellie, avokatin e familjes së peshkatarit tjetër Giuseppe Lanzilloti 46 vjeç, i cili informon se familjarët e tij kanë mbërritur sot në Shqipëri, duke u nisur mbrëmë nga Italia me anë të tragetit të linjës Bari-Durrës.
Familja e peshkatarit Giuseppe Lanzilloti ka udhëtuar në Shqipëri për të identifikuar trupin e të dashurit të tyre. Po ndërsa për peshkatarin Francesco De Biasi, konfirmohet vend-gjetja e trupit të tij në afërsi të Durrësit, për Giuseppe Lanzilloti informacionet jo zyrtare flasin për gjetjen e tij në afërsi të brigjeve të Vlorës.
Avokati Cellie na informon se gjatë ditës së sotme do të kemi më shumë detaje mbi këtë fakt.

Po çfarë ka ndodhur me 2 peshkatarët italianë? Cilat janë arsyet e kësaj tragjedie?

Pikëpyetjet e kësaj ngjarje janë të shumta që nga nisja e tyre drejt Adriatikut.

Giuseppe Lanzilloti e Francesco De Biasi janë dy peshkatarë me eksperiencë. Deti është jeta, puna, pasioni i tyre. Në paraditen e 14 marsit, Francesco De Biasi ankoron varkën e tij së bashku me mjetet e peshkimit në portin e vogël të qytezës së Torre Santa Sabina në provincën e Brindizit, ndërsa Giuseppe Lanzilloti nuk zotëron një varkë në pronësi të tij. Rreth  orës 12, dy peshkatarët italianë takohen së bashku në komunën e Carovigno po në provincën e Brindizit. Në brigjet e kësaj komune e në bordin e një mjeti lundrues në pronësi të një personi të tretë, ata janë nisur drejt Adriatikut.
Këtu lind pikëpyetja e madhe e kësaj ngjarje. Pse ata duhet të lundronin me një mjet tjetër lundrues e pa marrë me vete mjetet e tyre të peshkimit?
Mjeti lundrues me të cilin u nisën ishte i gjatë rreth 6 – 7 metra në ngjyrë të bardhë, me një vijë blu e mbi të gjitha i pajisur me 2 motorë të fuqishëm jashtë bordit.

Pikëpyetja e dytë e kësaj ngjarje ka të bëjë me kushtet atmosferike të ditës së 14 marsit.

Deti ishte i trazuar në shkallën 5 e moti mjaft i keq.
Cilat ishin arsyet që dy peshkatarë me eksperiencë si ata pranojnë të lundrojnë në një det e mot të tillë e me një mjet lundrues që nuk ishte i tyre e që nuk e njihnin mirë?
Kontaktin e fundit dy peshkatarët italianë e kanë me pronarin e këtij mjeti lundrues, të cilin në mbrëmjen e datës së 14 marsit e telefonojnë duke i kërkuar ndihmë pasi janë duke u mbytur.
Të nesërmen më datë 15 mars familjarët e dy peshkatarëve italianë informojnë autoritetet detare që më orën 15.00 të po kësaj dite nisin kërkimet nga deti e ajri për gjetjen e tyre.
Kërkimet vazhdojnë pa sukses deri më 17 mars e prej kësaj dite asnjë  tjetër lajm mbi fatin e peshkatarëve italianë.
Vetëm dy ditë më parë, të gjitha mediat italiane shpërndajnë informacionin se trupat e tyre janë gjetur në bregdetin shqiptar, por deri më tani nga autoritetet shqiptare nuk ka një zyrtarizim të ngjarjes.

Por pikëpyetjet mbi fatin e 2 peshkatarëve italianë vazhdojnë ende.

Familjarët e tyre përmes avokatit që i asisiton, kërkojnë të dinë…
1 – Cilat janë arsyet e vdekjes së  Giuseppe Lanzilloti e Francesco De Biasi ?
2 – Nëse ata janë mbytur,  ku është vendodhja ekzakte e kësaj tragjedie? Ku janë rekuperuar trupat e tyre?
3 – Ku ka përfunduar mjeti lundrues i tyre; Është mbytur? Është rekuperuar? A është gjetur në bregdetin shqiptar?
4 – A është bërë autopsia e trupave?
Avokati Vito Cellie sqaron se familjet e peshkatarëve kanë pranë Ambasadën italiane në Tiranë e cila po i ndihmon në zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme jemi në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të kësaj ngjarje
. OraNews.TV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.