Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së nga qeveria

Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së nga qeveria

55
0
Shares

Kreu i partisë ‘Libra’ Ben Blushi nga Durrësi paralajmëroi se brenda kësaj jave gjysma e qeverisë do të largohet dhe Rama do të punojë vetëm me gjysmën e mbetur të ministrave.

“Kur ka kriza në Francë burrat ulën. Pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të patur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk therret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku instituciont janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të tradhëtojë pjesen tjetër.

A ka një vend të Evrope që mban 25 vite një kasë politike? Votoni për PD do grabiteni. Për PS do abuzoheni. Për LSI shumë më shumë prona do tu merren. Shqipëri është shkatërrua nga çdo pasuri. Tani po sekuestron dhe të drejtën e votës. Nuk po shkojmë dot në zgjedhje. Kjo vjen për shkak të një konflikti të vjetër dhe të ricikluar mes dy forcave politike. Kemi qeveritë më të korruptuara. Në Shqipëri mund të mos ketë fare zgjedhje. E kanë falin dy partitë e vjetra sepse e vetmja gjë të bëjeni është që ndryshojnë vetëm karriget” tha Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY