Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur monologun tij të radhës sot, për t’ju përgjigjur Ilir Metës.
Lufta e deklaratave mes dy aleatëve, pas atyre të paradites, prej Ilir Metës, i cili nga një takim me LRI-në i bëri thirrje arrogancës së qeverisë, të mos vërë karrigen mbi gjithçka, radhën pasdite e kishte Rama për “ti rënë pragut, e të dëgjonte Meta”.
Me deklaratën e sotme pasi sulmoi dhe sfidoi opozitën për 18 qershorin, Rama përjashtoi aleatin e tij nga fitorja duke thënë se shqiptarët do të zgjedhin vetëm atë dhe Partinë Socialiste.
“Është një përplasje mes të ardhmes e së shkuarës. Është një ndarje e errësirës së vjetër. 18 qershori do të sjellë një mesazh të qartë: O me Europën o me frikën nga Europa, o me drejtësinë o me tmerrin nga drejtësia, o me PS dhe me mua…, por askujt mos i shkojë mendja që më 18 qershor populli do ndalohet të zgjedhë. Kjo jo, këtë nuk do ta lejojmë kurrë”.
Për kryeministrin Edi Rama, në Shqipëri po merr jetë një qasje e re ndaj Bashkimit Evropian dhe për këtë fajëson Partinë Demokratike dhe protestën e saj në çadër që sipas Ramës është kundër zbatimit në reformën në drejtësi.
Sipas kryeministrit, pa reformë në drejtësi nuk ka integrim në BE dhe se opozita nuk e do datën 18 qershor për të zhvilluar zgjedhjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/