INTERVISTA/ Çuku u braktis nga shteti, ja dy drejtuesit që duhet të...

INTERVISTA/ Çuku u braktis nga shteti, ja dy drejtuesit që duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e tij

70
0
Shares

Artan Çuku

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së efektivave të Policisë në Lirim ka reaguar duke thënë se vrasja e Artan Çukut, lidhet drejtpërdrejt me detyrën e tij, si ish-funsionar i Lartë i Policisë.
Në një intervistë për “Shqiptarja.com” një nga shokët e ngushtë të Çukut, Hajdari kujton momentet kur Cuku u lirua nga ish­kryepolici Didi dhe më pas u persekutua në detyra të ulëta, persekutime që zgjatën deri në shkarkimin e plotë të tij nga radhët e Policisë. Më tej Hajdari kujton se Çuku edhe pse mundi të fitojë gjyqin për rikthim në detyrë, vendimi gjyqësor asnjëherë nuk u zbatua nga krerët e lartë të policisë, për futjen në punë të tij, duke e lënë mes katër rrugëve dhe të pambrojtur përballë dorës kriminale. Ligjërisht Çuku ishte në detyrë.

Zoti Hajdari, sot (dje) dora kriminale sërish qëlloi mbi një efektiv policie, mbi një efektiv që i ka shërbyer me përpikëri shtetit në funksionet më të larta?
Me keqardhje dhe hidhërim të thellë dje në mbrëmje rreth orës 20:30 u ndëshkua me vdekje nga dora kriminale kolegu dhe një ndër ish­drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, i cili ka shërbyer me devotshmëri e përkushtim për rreth 24 vite në sektorët më të vështirë të Policisë së Shtetit.
Ka shërbyer në disa nga qytetet dhe zonat më problematike në raport me shkallën e kriminalitetit të lartë siç janë Shkodra, Durrësi, Tropojë, Tiranë e Vlorë si dhe Drejtues i Lartë në DPPSH. Në të gjitha këto detyra ka mbajtur funksione të larta drejtuese, ku me punën, guximin, vendosmërinë, profesionalizmin e tij dhe stafit me të cilët ka punuar ka arritur rezultate të ndjeshme në luftë kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme. Për shkak të pseudoreformave të ndërmarra nga Qeveria dhe MPB pas tetorit 2013 ish-drejtuesi dhe viktima e krimit makabër e pa veten në rrugë,i braktisur nga shteti që i shërbeu, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoji dhe u përball çdo ditë me krimin dhe kriminelët për mbi 24 vite të karrjerës së tij policore.

Si e njihnin ju Tanin, si ishte ai me uniformën e policisë dhe si ishte civil?
Si qytetar i këtij vendi dhe djalë i Dibrës atë i gjithë rrethi shoqëror, intelektual, në komunitet ku ka shërbyer dhe banuar e njihte si mishërim i njeriut i cili mbarte dhe reflektonte vlerat më të larta njerëzore, morale, profesionale dhe familjare.

Çfarë do të thotë për Policinë e Shtetit kjo vrasje?
Për ish­kolegët tanë që sot nuk janë të pakët në rrugë dhe jashtë strukturës policore do të thotë një humbje e dyfishtë pasi jo vetëm humben kolegun e tyre dhe familja humbi babanë, bashkëshortin, djalin, vëllanë, por akoma më i rëndë është fakti që krimi arrin ta ekzekutoj në mënyrë barbare e mafioze në zemër të kryeqytetit dhe në pragun e shtëpisë së tij teksa po shkonte pranë fëmijëve të tij. Vrasja mafioze e natës së djeshme ndaj ish­drejtuesit dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa të braktisur dhe të pasigurte është sot e gjithë armata e ish­drejtuesve dhe ish-punonjësve të policisë që sot ndodhen në rrugë, në mëshirë të fatit, të ekspozuar përballë krimit dhe politikave të ndërmarra nga një prej drejtuesve më famëkeq që ka njohur dikasteri i MB dhe ish-Drejtori i Policisë së Përgjithshme Artan Didi. Këto të dy ish-drejtues me militantizmin politik dhe me të vetmin qëllimin largimin nga radhët e policisë të atyre që nuk bënin shërbime politike ndërmorën largimin masiv të drejtuesve dhe punonjësve të policisë ndër to dhe i ndjeri kolegu ynë Artan Cuku, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore në lidhje me ngjarjen e rëndë. Megjithëse me vendim gjyqësor fitoi të drejtën e kthimit në detyrë të dy këta ish­drejtues politik nuk denjuan të zbatonin vendimin gjyqësor me gjithë kërkesat e herë pas hershme të të ndjerit, për tu rikthyer në profesionin që aq shumë e dëshironte.

Ju si kryetar i Shoqatës të efektivave të policisë në Lirim, keni marrë kontakte me policinë, për të mësuar se çfarë masash janë marrë lidhur me identifikimin e autorëve të krimit?
Me gjithë interesimin tim dhe të të gjithëve kolegëve të tij akoma nuk ka asnjë informacion apo pistë hetimi të bazuar që çon në zbardhjen e autorëve dhe rrethanave e motiveve të këtij krimi. Për ne si shoqatë dhe kolegë të tij pavarësisht njoftimeve mediatike te deritanishme jemi të bindur që kolegun tonë e vrau dora e krimit, për shkaqe që lidhen me detyrat që ai ka kryer.



aleksa hajdari1Aleks Hajdari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY