TIRANË/Drejt një skandali me 3 spitale private, miliona euro rimbursime fiktive

TIRANË/Drejt një skandali me 3 spitale private, miliona euro rimbursime fiktive

92
0
Shares

Dyshimet të forta për një mega-skandal në sistemin shëndetësor. Inspektorët e KLSH-së dhe Ministrisë së Financave kane nisur verifikimin e pagesave te rimbursimit të operacioneve që kryen jashtë QSUT-së pasi ka dyshime se tri spitale private për qëllime përfitimesh të paligjshme kanë deklaruar pranë fondit të rimbursimeve operacione fiktive të pakryera kurrë nga ana e tyre. ato jane Vila Maria, Spitali europian dhe Spitali I Zemres. Shumat kapin vlerën nga 1 mijë deri 10 mijë euro për person.

Do të bëhet verifikimi i pagesave të rimburësimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për operacionet kardiokirurgjikale të kryera në spitalet private.

ABC Neës ka siguruar një kopje të vendimit për fillimin e inspektimit financiar të firmosur nga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij vendimi, është urdhëruar një kontroll i imtësishëm i të gjithë operacioneve kardiokirurgjikale të kryera gjatë 2016-s në spitalet private, ku janë rimburësuar pagesat për pacientet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas këtij vendimi, do të bëhen verifikimi i të gjithë rasteve dhe pagesave të kryera gjatë vitit 2016 për paketën e shërbimit të kardiokirurgjise të kryer në disa klinika e spitale private.

Në sitën e kontrollit janë raportet dhe udhëzimet e kardiokirurgëve të njohur të cilët thuhet se kanë kryer operacione të ndryshme në disa klinika e spitale private me arsyetimin se këto shërbime nuk ofrohen në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Këto operacione, thuhet në vendimin e inspektimit janë kryer në dy institucione shëndetësore private në Tiranë, të cilët janë edhe object për verifikimin e pagesave të kryera nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore në formën e rimburësimit të pagesave për personat që janë të pajisur me kartën e shëndetit.

Verifikimi i pagesave, thonë burimet do të përqendrohet në zyrat e Fondit të rimburësimit dhe në dokumentet arsyetuese, që kanë bërë edhe lëvrimin e pagesave për rimburësimin e operacioneve, të kryera vetëm nga këto dy spitale private. Kjo për shkak se ekzistojnë dyshime se disa mjeke të njohur të Kardikirurgjisë në bashkëpunim me administratorë e kordinatorë të spitaleve private kanë përpiluar dokumente fiktive për kryerjen e disa operacioneve vetëm në letër, për të marrë pagesat nga fondi i rimburësimit.

Këto dyshime janë ngritur pasi në krahasim me vitin 2015, është rritur numri i operacioneve të kryera në spitale private ku pagesat nga fondi i rimburësimit kapin shifrën e miliarda lekëve që kanë shkuar në llogaritë e spitaleve private.

Burimet e abc neës thonë se pagesat e operacioneve të kardiokirurgjisë jashtë QSUT-së dhe që janë rimburësuar nga Fondi kanë shifrën që fillon nga 1000 euro deri në 10 mijë euro për një operacion që kryhet në spitalet private. Për këto dyshime, mësohet se edhe KLSH-ja ka dërguar inspektorët e saj pranë zyrave qendrore të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY