Policia bëri të ditur identitetin e tre skafistëve që drejtonin një nga gomonet më të fuqishme të flotës shqiptare të kanabisit e cila u kap dje pasdite në jug të ishujve grekë të Jonit.
Dy prej tyre janë nga Fieri ndërsa i treti nga Vlora.
Pas një ndjekje të gjatë rreth 24 orë ku janë përfshirë edhe helikopterë dhe ata kanë parë se nuk do i shpëtonin policisë kanë hedhur ngarkesën e drogës në det.
Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia, sipas policisë.
Tre skafistët e arrestuar janë:
D. L, 27 vjeç. Fier.
K.S, 19 vjeç. Fier.
A. A, 36 vjeç.Vlorë.
Policia thotë se ndjekja filloi në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe përfundoi rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.
“Roja Bregdetare dhe QNOD kishin njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kishin sinjalizuar dhe ishin aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/