Rama e sulmon për Urën e Bunës, Voltana Ademi: Bëre autogol Edi,...

Rama e sulmon për Urën e Bunës, Voltana Ademi: Bëre autogol Edi, është pronë e Kodhelit

68
0
Shares

Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga Ura e Bunës e prishur, teksa po udhëtonte për në qytetin e Shkodrës ku do të takohej me votuesit për herë të parë.
Sipas tij, shkodranët duhet të shohin mirë këtë foto, nga një zonë që është pronë e Bashkisë.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2017/04/edi.png
 “Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë. Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton. Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët”, shkruan Rama.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila përmes një letre të publikuar tregon se Ura e Bunës në fakt është në pronë të Ministrisë së Mbrojtjes.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2017/04/voltana.png

“Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë. Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston edi rama!”, shkruan Voltana Ademi.

Por edhe pasdite ka vijuar debate mes rames dhe Voltana Ademit. Me poshte eshte nje postim tjeter i Rames ku akuzon edhe me fort kryetaren e Bashkise se Shkodres se nuk po punon:

voltana rama postim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY