PROFIL/Artan Cuku arrestoi të fortët, u lirua në 2014 nga Didi

PROFIL/Artan Cuku arrestoi të fortët, u lirua në 2014 nga Didi

81
0
Shares

Artan Cuku ka një karrierë rreth 16 vjecare në polici dhe ka drejtuar aksione të rëndësishme si arrestimi i Dritan Dajtit, ka qenë shef krimesh në Shkodër dhe Durrës si dhe ka drejtuar dy komisariate në Tiranë.

Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.

Në drejtorinë e përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar hetimet e Krimeve të Rënda.

Cukun e ka shoqëruar edhe një incident në polici kur drejtonte komisariatin nr.3 në vitin 2005 në Tiranë. Një person i arrestuar si i dyshuar i mori armën ndërsa po merrej në pyetje dhe vrau veten. Kjo ngjarje e rëndoi karrierën e tij.

Cuku ka punuar në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë deri më 1 qershor të vitit 2014 kur edhe u shkarkua nga Drejtori i atëhershëm Artan Didi. Puna e tij e fundit në Policinë e Shtetit ka qenë ajo e specialistit të kordinimit në drejtorinë e Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit. Ai mbante gradën e Drejtuesit të Parë.

Viktima është Artan Caku, 45 vjec. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij akti të rëndë kriminal. Vrasja ndodhi sonte tek rruga e Kosovarëve, një ndër më të preferuarat për banim kohët e fundit në kryeqytet. Aktualisht Cuku po merrej me nje biznes privat. Ai është baba i dy fëmijëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY