EMRAT&DETAJET/Lufta në Elbasan, 4 persona në pranga

EMRAT&DETAJET/Lufta në Elbasan, 4 persona në pranga

107
0
Shares

Policia arrestoi në flagrancë katër shtetas për ngjarjen e ndodhur në sheshparkimin e një lokali në fshatin Katund i Ri

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e shtetasve:

 Hajdar Bako (Çopja) (Hysa), 33 vjeç, banues në Elbasan

 Alfred Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan

 Klevis Gjini, 26 vjeç banues në Elbasan

 Emiljano Gjini, 22 vjeç banues në Rrogozhinë

Arrestimi i tyre u bë pasi në sheshparkimin e mjeteve në një lokal në fshatin Katund i Ri, gjatë një konflikti për motive të dobëta i cili ka nisur me sende të forta dhe më pas me armë zjarri. Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë shtetasit Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë shtetasit Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur dy shtetas me armë zjarri dhe 2 shtetas të dëmtuar me sende të forta konkretisht:

Hajdar Bako është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë

Klevis Gjini, është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.

Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë kanë marrë shtetasit Alfred Gjini dhe Emiljano Gjini.

Grupi hetimor, në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një krëhër pistolete model 56 mm me 6 copë fishekë model 56 mm

17 gëzhoja, nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm

Tre automjete me targa AA 688 DC, AA 528 MC dhe AA 448 KT.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F.G, 25 vjeç banues në Elbasan i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278 të Kodit Penal.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY