Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të njësisë administrative nr. 7 në Tiranë ku nder te tjera theksoi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve në një mjedis të qetë dhe demokratik.
“Ne orientojmë vendin drejt stabilitetit. Pa stabilitet nuk ka siguri, nuk ka qetësi, nuk ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira. Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale”, – deklaroi z. Ilir Meta.
Ndërkaq, Kryetari i LSI-së bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.
“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat. Çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me edukimin e tyre, me punësimin, me formimin e tyre profesional janë çështjet më të rëndësishme të LSI-së”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta gjatë takimit me banorët e Njësisë 7 të kryeqytetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/