Ish-Kryeministri Berisha i cili publikoi i pari humbjen e disa dosjeve top sekret në Drejtorinë e Përgjithshem të Policisë ka ironizuar Xhafën i cili pranoi nisjen e hetimeve pas 2 javësh që dokumentat nuk ishin gjetur në vendin e duhur.
“Policia e Banditistanit: dokumentat top sekret vertet i vodhem por ama, tani do te hetohemi, do ti nxjerrim ujt e zi, se jemi shtet!
Te dashur miq, pasi deshtuan te fshihnin superskandalin e vjedhjes ne kasaforten me sekrete te 28 dokumenave top sekret nga dyshja e krimit Saje qorri-Ardian Çipa dhe pasi prokuroria nisi hetimin, dje Xhafa i droges, per te lare duart urdheroi denoncimin ne prokurori te ketij akti qe nuk ka ndodhur ne 105 vite shtet shqiptar”, komenton Berisha.
Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodhe kurre ne asnje shtet te lire por as dhe diktatorial. Kjo ndodh vetem ne banditokraci, ne shtetin e fundedrinave, regjim si ky i yni, ne te cilin piramida shteterore e mazhorances eshte e pushtuar nga bandite ne te gjitha nivelet! sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/