Ditën e djeshme Kryeministri Rama ka mbajtur një miting me nxënësit e shkollave të Fierit. Kjo situatë ka nxitur Ben Blushin t’i kundërvihet duke e akuzuar se i ka mbledhur me urdhër nxënësit duke i kërcënuar, dhe rrjedhimisht u ka ndërprerë dhe orën mësimore.
Në një status në llogarinë e tij në facebook Blushi u shpreh:
“I turpshem mitingu i Edi Ramës me nxënësit e shkollave të Fierit. Edhe sikur të kishin ardhur me qejf duke lënë mësimin për të ndjekur të Pandjekurin, nuk do kishin dot aq para sa të paguanin autobuzët nga qyteti deri ne Apolloni. Edi Rama i mblodhi me urdhër duke ju folur kundër partive që ata apo prindërit e tyre duan të votojnë. Mësuesit i kërcënuan me nota ose me mungesa. Është njëlloj sikur të kërcënosh pacientët se do ti zbosh nga spitali po nuk votuan për ty. Në një vend normal këta mësues pushohen nga puna. Prandaj jam më I bindur se kurrë për depolitizimin e trupës mësimore. Mësuesit nuk duhet të kenë të drejtë të marrin pjesë në parti, as në komisione, as në mitingje, njëlloj si policët. Kështu shpëton edhe shkolla,edhe partia edhe Apollonia. Duhet ta kthejmë në normë. Edi Rama natyrisht le ta votojë kundër.”
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/