Tryeza e një dialogu politik mbetet ende një opsion që do i hapte rrugën zgjidhjes së krizës politike në vend, por hapat për realizimin e saj kanë ngrirë.
Edhe ditën e sotme kryeministri Edi Rama i ka bërë apel kreut të opozitës se është në pritje për të nisur dialogun politik që do i jepte fund krizës politike.
Nga çadra e protestës, në fjalimin e tij të zakonshëm, Lulzim Basha u shpreh se nuk do të ketë asnjë opsion tjetër zgjidhje për situatën, vetëm krijimit të qeverisë teknike.
Kryeministri Edi Rama ndërkohë nga rrjeti social Facebook i ka bërë apelin e radhës kreut të opozitës Lulzim Basha.
Kryeministri i bën ftesë kryedemokratit që të gjenden një zgjidhje në mënyrë që të zhbllokohet Vettingu dhe të realizohen zgjedhjet. Më tej kreu i qeverisë e inkurajon, Bashën, ‘Mos ki frikë’.
“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje.Mos ki frikë!”
Nga çadra e protestës, kreu i PD Lulzim Basha bëri thirrje sërish për krijimin e qeverisë teknike.
Edhe njëherë Basha tha se jetike është largmi një orë më parë i Ramës nga karrigia e kryeministrit.
“Vetëm qeveri teknike! Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme në duart e atyre që shkaktuan drogën dhe sollnë krimin në pushtet. Zgjidhja, largimi një orë e më parë e Ramës nga karrigia e kryeministrit”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/