Rama i del në mbojtje demokratit të trukuar të Cakranit

Rama i del në mbojtje demokratit të trukuar të Cakranit

65
0
Shares

Kryeministri Rama i është përgjigjur një komenti të kreut të opozitës lidhur me një takim që Rama kishte në Cakran të Fierit dhe ku një fshatar i caktuar demokrat i kërkoi opozitës të dilte nga cadra.

“Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur.

Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!

I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën”, shkruan Rama në faqene tij në Facebook.

Më herët Basha deklaroi lidhur me shfaqjen e Ramës se i ngjante njësoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit. Rama njësoj si Ramizi me Vullnetaret e Enverit ne ditet e fundit te regjimit edhe Rama me Vullnetaret e Hashashit ne ditet e fundit te Republikes se Vjeter.

Per dijeni tenden Kryetar ai qytetari qe bisedonte ne Cakran me Ramen dhe qe bente humor kinez quhet Xhafo Shenaj dhe ka zaptuar token e pronareve te ligjshem. Djali i ketij fshatarit Xhafo Shenaj qe bisedoi sot me Ramen ne Cakran eshte trafikanti dhe kultivuesi me i madh i hashashit ne Cakran. Qe nuk ben asnje pune dhe shetit me makine mbi 50 mije euro. Prandaj dhe ky i bente elozhe Rames dhe ironi Bashes sepse vete Rama e di qe ky Xhafo Shenaj ka parcela te mbjella ne bashkpronesi me Armando Subashin”, shkruante Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY