Itali, fajdexhiu shqiptar fiton 100 mijë euro në 6 muaj

Itali, fajdexhiu shqiptar fiton 100 mijë euro në 6 muaj

68
0
Shares

Një 44 vjeçar shqiptar kishte arritur të përfitonte në vetëm 6 muaj 100 mijë euro duke dhënë hua me kamatë tek tregtarët dhe bizneset e vogla në Velletri dhe Aprilia të Italisë. Operacioni për arrestimin e tij u krye nga Gurdia di Finanza.
Fajdexhiu shqiptar përfitonte nga avantazhi i vështirësive financiare të klientëve të tij për t’u vënë norma interesi që shkonin deri në 300% në krahasim ne normat e interesit të kredive.
Nëse paratë nuk ktheheshin, shqiptari nuk hezitonte të përdorte metodat e frikësimit, duke futur në lojë edhe tre shqiptarë të tjerë.
“Skema kriminale ishte projektuar në atë mënyrë që të mos u jepte mundësinë viktimave për t’u liruar nga borxhi. Duke përdorur metodat e frikësimit, fajdexhu ishte i gatshëm që gjithmonë të dhuronte borxhe të reja. Kështu interesi mbi kapitalin fillestar ishte gjithnjë e më shumë në rritje”, thotë Guardia di Finanza.
Hetimi zgjati gjashtë muaj. Financierët kanë përdorur telefonat dhe përgjimet ambientale gjatë hetimeve.
Këtë mëngjes, shqiptari u arrestua, ndërsa janë ndjekur penalisht edhe tre shqiptarët e tjerë. Ata do të përgjigjen për akuzën e grabitjes dhe kamatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY